Breaking News

Trump: Buxheti ushtarak amerikan do të rritet vitin e ardhshëm

Presidenti i SHBA e quajti ushtrinë e këtij vendi si ushtrinë më të fuqishme në botë, duke thënë se buxheti ushtarak i SHBA do të rritet vitin e ardhshëm.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Donald Trump në një takim me Forcat Detare të SHBA, ka thënë se vitin e ardhshëm do të ndahen më shumë fonde për forcat e mbrojtjes, si dhe më shumë para për ish-ushtarakët amerikanë. Trump pohoi gjithashtu se ushtria amerikane ka treguar pozitën e saj në të gjithë punën e bërë në vitin 2018 dhe ka provuar forcën e vetë. Trump ka thënë se shpreson që kurrë nuk do të jetë i detyruar të përdorë pajisje të reja ushtarake. Duke theksuar rritjen e buxhetit ushtarak të vendit dhe blerjen e pajisjeve të reja ushtarake, presidenti amerikan po përpiqet të parandalojë forcimin e aftësive mbrojtëse të vendeve të tjera, përfshirë Republikën Islamike të Iranit.

Advertisements