Breaking News

Riadi kërkon të vendosë mercenarët e tij në kufirin lindor të Sirisë

Një zyrtar në Forcat Demokratike Kurde të Sirisë tha të premten se qeveria saudite po vendos një grup mercenarësh në kufijtë e Sirisë dhe Irakut.

Ky burim, emri i të cilit nuk është përmendur, njoftoi se është formua rgrupi i quajtur Njësitë e Mbrojtjes Popullore, nën udhëheqjen e Shejh Hamidi Al Xharraba, prania e të cilëve shtrihet përtej kufijve të Turqisë në lumin Eufrat dhe rrethinat lindore të Deir Al zur në Siri, të financuar nga Arabia Saudite për të kontrolluar kufijtë e Sirisë dhe Irakut. Ky burim ka deklaruar: Arabia Saudite ka vendosur një pagë mujore prej 200 dollarësh për secilën nga këto forca. Po ashtu ky burim ka thënë: Mbështetja financiare saudite për formimin e kësaj trupe kufitare është të parandalojë Iranin nga depërtimi në zonat kufitare të Sirisë dhe Irakut.

Advertisements