Breaking News

Anëtarët e marrëveshjes bërthamore theksuan vazhdimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes bërthamore

Helga Schmid, zv/shefe për politikë të jashtme të BE në një deklaratë të premten tha se anëtarët e  marrëveshjes bërthamore përsëritën angazhimin e tyre për të zbatuar marrëveshjen bërthamore në mirëbesim në mënyrë të plotë, të rregullt dhe efektiv.

Helga Schmid duke përfaqësuar Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini kryesoi takimin e Komisionit të Përbashkët në të cilin morën pjesë Grupi 4 + 1 dhe Irani në nivel të zëvendësministrave të jashtëm. Ata gjithashtu përshkruan marrëveshjen bërthamore si pjesë kryesore e NPT dhe një arritje shumë të rëndësishme diplomatike e cila është miratuar me Rezolutën 2231. Pjesëmarrësit e takimit të Komisionit të Përbashkët shprehën keqardhje për daljen e njëanshme të SHBA nga marrëveshja, duke përsëritur se përmbushja e kërkesave të Iranit dhe normalizimi i bashkëpunimit ekonomik me Teheranin janë thelbësore për të mbijetuar marrëveshja. Sejed Abas Erakçi tha se Evropa duhet të deklarojë për Iranin se në rast të kthimit të sanksioneve, si do t’i sigurojë interesat e Republikës Islamike të Iranit në marrëveshjen bërthamore.

Advertisements