Breaking News

Rusia i ndalon nëpunësit e saj të shkojnë në Shqipëri për turizëm!

Nëpunësit e administratës ruse do ta kenë të ndaluar që të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni turistik. Lajmin e ka raportuar ditën e sotme një prej portaleve më të rëndësishme turistikë në Federatën Ruse, e quajtur “TourDom”.

Zyrtarisht, një vendim i tillë është justifikuar me faktin që Shqipëria ka shpallur sanksione ekonomike kundër Rusisë. Pavarësisht kësaj, masa e marrë nga Moska zyrtare nuk ka shënjestruar njësoj të gjithë vendet e BE-së dhe të NATO-s, duke goditur në mënyrë selektive Shqipërinë dhe disa vende të tjera. Zyrtarët e shtetit rus të cilët vendosin të udhëtojnë për pushime në Shqipëri, do të shkarkohen nga puna. Shumë nëpunës civilë tashmë planifikojnë pushimet verore, duke përfshirë edhe udhëtimet jashtë vendit. Është e nevojshme që menjëherë të shqyrtohen ndryshimet e propozuara”, ka thënë një zyrtar i Dumës ruse. “Zyrtarët duhet të jenë një model për sjelljen e të gjithë qytetarëve, si në jetën profesionale ashtu edhe atë personale. Kjo është arsyeja pse është e papranueshme kur kalojnë pushimet e tyre në vendet që vendosin sanksione kundër Rusisë. “Aktualisht në këtë listë janë destinacione turistike të njohura si Bullgaria, Mali i Zi, si dhe Shqipëria, Zvicra, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Estonia dhe Letonia”, tha ai.

Advertisements