Breaking News

Fshesa spanjolle, 351 vite burg për 29 politikanë e biznesmenë

Partia qeverisëse e Spanjës ka pësuar një goditje të madhe pasi një nga ish-arkëtarët e saj u burgos për 33 vjet burgim për mashtrim dhe pastrim parash dhe vetë u zbulua të ketë përfituar nga një skemë mashtrimi, një rast që është bërë emblematike e korrupsionit politik në vend.

Luis Bárcenas, dikur një aleat i ngushtë i kryeministrit, Mariano Rajoy, u dënua me burg për pjesën e tij në komplot dhe u gjobit 44 milionë euro, ndërsa Partia Popullore (PP) u gjobit me 240.000 euro pasi gjyqtarët e Gjykatës së Lartë vendosën që partia kishte përfituar nga skema korruptive. E ashtuquajtura çështja “Gürtel” u përqendrua tek Francisco Correa, një biznesmen me lidhje të ngushta me partinë, i akuzuar për pagim ryshfeti ndaj zyrtarëve të kësaj partie për periudhën 1999 dhe 2006, në këmbim të kontratave për kryerjen e punëve publike dhe organizimin e eventeve. Hetimi u kodua “Gürtel”, fjalë gjermane, që do të thotë “rrip”. Correa u dënua me 51 vjet burg dhe zëvendësi i tij Pablo Crespo u burgos për 37 vjet e gjashtë muaj. Gruaja e Bárcenas, Rosalía Iglesias, u burgos për 15 vjet dhe ish-gruaja e Correa, Carmen Rodríguez Quijano, për 14 vjet e tetë muaj. Në korrik të vitit të kaluar, Rajoy u bë i pari kryeministër spanjoll që dëshmoi në një çështje penale kur ai u thirr për të dhënë prova. Njëzetë e nëntë nga 37 të pandehurit në këtë rast u dënuan me burgim prej 351 vjet burg gjithsej, ndërsa të tjerët u liruan.

Advertisements