Breaking News

Ruhani: Irani do të ecë drejt progresit, me ose pa marrëveshjen bërthamore

Presidenti iranian z. Hasan Ruhani tha të mërkurën se populli iranian i ka kaluar me sukses sprovat e vështira gjatë 40 viteve të fundit në ruajtjen e Republikës Islamike, revolucionit, vendit dhe interesave kombëtare.

“Ajo që liderët amerikanë thonë sot nuk është diçka e re për popullin iranian, sepse komentet e tilla i përkasin 40 viteve më parë”, tha Ruhani në një takim të zyrtarëve të lartë me Liderin e Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei. Me përjashtim të një regjimi të paligjshëm dhe disa vendeve të vogla, të gjitha vendet e tjera të botës shprehën kundërshtim ndaj daljes së SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe kjo ishte një fitore për Iranin në skenën politike ndërkombëtare, tha Ruhani. “Lideri Suprem  i Revolucionit Islamik e ka orientuar qeverinë në të gjitha vendimet e saj. Sot ne jemi të angazhuar në bisedime me pesë palët e tjera të marrëveshjes bërthamore. Edhe pse ata kanë njoftuar respektimin e marrëveshjes në fjalë, ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të bëjnë në praktikë”, tha presidenti iranian. Ruhani tha se ishte planifikuar që në javët e ardhshme të takohej me udhëheqësit rus dhe kinez dhe të kontaktojë tre vende të tjera evropiane duke shtuar: “Nëse këto pesë vende mund të përmbushin interesat tona ekonomike të lidhura me marrëveshjen bërthamore, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në marrëveshje pa SHBA”. Në përfundim, presidenti Ruhani theksoi: “Ne do të marrim vendimet e nevojshme dhe do ta drejtojmë vendin në mënyrën më të mirë të mundshme, me ose pa marrëveshjen bërthamore”.

Advertisements