Breaking News

Ja ndërpresin fjalën me thirrjet: Haley, i ke duart me gjak

Një numër protestuesish ndërprenë fjalimin e ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara në Universitetin e Hjustonit këtë javë, duke e akuzuar atë se ka gjak palestinez në duart e saj dhe se ka përkrahur gjenocidin që po kryhet nga regjimi izraelit.

Menjëherë pasi Nikki Haley filloi fjalimin e saj në universitet dhe sapo i ishte referuar “javëve shumë të ngjeshura në politikën e jashtme amerikane,” ajo u ndërpre nga një protestues i cili bërtiti: “Nikki Haley, duart tuaja janë lyer me gjakun e palestinezëve”. “Ju vazhdoni të nënshkruani gjenocidin e një populli autokton” shtoi protestuesi në mesin e duartrokitjeve të mëdha në sallë. Më pas dhjetëra të pranishëm filluan të hidhnin slogane kundër ambasadores amerikane në OKB.

Advertisements