Breaking News

40 miliard paund, dëmi që pëson Britania e Madhe nga Brexit

Mark Karnei, kreu i bankës qendrore të Britanisë së Madhe ka publikuar dëmet që i shkaktohen Anglisë nga largimi i saj nga BE.

Sipas Karnei, largimi i Britanisë së Madhe nga BE do t’i kushtojë këtij vendi shumën 40 miliard paund. Karnei është kundërshtar i largimit të Britanisë së Madhe nga BE dhe ka thënë se aktualisht niveli i rritjes ekonomike të Britanisë së madhe është ulur me 2% në krahasim me periudhën përpara organizimit të referendumit për Brexit. Karnei tha se Britania e Madhe ka nevojë tepër të madhe për tregun e përbashkët dhe unionin doganor të BE dhe largimi nga ky union do të dëmtojë rëndë ekonominë e Anglisë. Wes Steeringm, një prej anëtarëve të komitetit financiar në parlamentin e Anglisë ka thënë se deklarata e kreut të bankës qendrore tregojnë se Britania e Madhe pas largimit nga BE, do të bëhet më e varfër.

Advertisements