Breaking News

Amerika kërcënon Iranin me “sanksionet më të forta në histori”

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo deklaroi se Uashingtoni do të rrisë presionin financiar ndaj Iranit duke imponuar “sanksionet më të forta në histori” ndaj Republikës Islamike nëse Teherani refuzon të ndryshojë drejtimin e politikës së tij të jashtme dhe të brendshme.

“Do të aplikojmë presione financiare të paprecedenta ndaj Iranit. Krerët në Teheran nuk do të kenë asnjë dyshim për seriozitetin tonë”, tha Pompeo të hënën në fjalimin e tij të parë që kur mori drejtimin politikës së jashtme të SHBA. Duke folur disa javë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore që Irani nënshkroi me fuqitë e mëdha në vitin 2015, Pompeo paraqiti 12 kushte të vështira për çdo “marrëveshje të re” me Teheranin. Ato përfshijnë tërheqjen e këshilltarëve ushtarakë të Iranit nga Siria, të cilët po ndihmojnë qeverinë legjitime të vendit në luftën kundër grupeve terroriste, të cilat janë ndihmuar dhe mbështetur kryesisht nga SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë dhe rajonalë. 12 kërkesat themelore ndaj Iranit përfshijnë “ndalimin” e pasurimit të uraniumit dhe plutoniumit të parapërgatitur. Irani duhet të lejojë gjithashtu “të gjitha qasjet e nevojshme” të inspektorëve ndërkombëtarë në të gjitha mjediset e vendit.

Advertisements