Breaking News

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka theksuar nevojën e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për ta ruajtur marrëveshjen bërthamore dhe për ta zbuar atë plotësisht. Heiko Maas, ministri i jashtëm i Gjermanisë, në një prononcim për media, ka thënë: “Bashkimi Evropian nuk duhet të heqë dorë nga marrëveshja bërthamore dhe duhet të vazhdojë përpjekjet e tij për ta ruajtur dhe zbatuar marrëveshjen bërthamore të arritur me Grupit 5+1 dhe Iranit. BE disa herë ka deklaruar për palën amerikane se dëshiron të mbetet në marrëveshjen bërthamore”. Heiko Maas në lidhje me kërcënimin e Amerikës për bashkëpunimin ekonomikë të palës evropiane me Iranin, shtoi: “Evropianët gjatë bisedimeve që kanë zhvilluar, të gjithë kanë kërkuar vazhdimin e bashkëpunimeve ekonomike me Iranin. Marrëveshja bërthamore ka treguar në mënyrë të qartë se Irani nuk synon të prodhojë armë bërthamore, ndërsa pa këtë marrëveshje nuk ekziston kurrfarë garancie në lidhje me këtë çështje”,- ka theksuar ndër të tjera Heiko Maas.

Me dhjetëra kolonë sionistë kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al Aksa dhe kanë përdhosur këtë vend të shenjtë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se kolonët sionistë të shtunën nën mbështetjen e forcave ushtarake dhe policore të regjimit sionist, kanë hyrë me dhunë në Xhaminë Al Aksa dhe kanë përdhosur këtë vend të shenjtë duke hedhur slogane anti-islame. Vlen të theksohet se Xhami Al Aksa si simboli kryesor i identitetit islamik-palestinez të Bejtul-Mokadesit (Jerusalemit) është shndërruar në një arenë për veprimet e forcave ushtarake të regjimit sionist dhe të kolonëve sionist për të shkatërruar identitetin islamik të këtij vendi të shenjtë. Ndërkohë forcat e regjimit sionist për shkak të frikës nga veprimet anti-sioniste të forcave të rezistencës së Palestinës, kanë mbyllur korridorin tregtar “Kerem Abu Salem” në juglindje të Rripit të Gazës.

Advertisements