Breaking News

Bosnja dhe Hercegovina destinacioni i parë i fushatës elektorale të Erdogan jashtë vendit

Presidenti i Turqisë sot (të dielën) organizon një miting elektoral në Sarajevë për “emigrantët” turq në këtë vend, mirëpo ky miting ka krijuar polemika të ashpra në këtë vend ballkanik.

Agjencia e lajmeve AFP ka thënë se Sarajeva u zgjodh për këtë miting elektoral pasi disa vende të Bashkimit Evropian vitin e kaluar ndaluan mitingje të tilla elektorale për referendumit ne ndryshimit të sistemit politik nga parlamentar në atë presidencial në Turqi. Turqi më 24 qershor organizon zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Erdogan më par ka kritikuar polemikat e krijuara në lidhje me organizimin e mitingjeve elektorale në Evropë ku jetojnë mbi 3 milionë shtetas turq me të drejtë vote. Vetëm në Gjermani jetojnë 1.4 milionë shtetas të Turqisë. Sipas mediave boshnjake, pritet që rreth 20 mijë persona të marrin pjesë në mitingun elektoral të Erdogan që do të zhvillohet në statiumin më të madh në Sarajevë. Në muajin prill Austria dhe Holanda gjithashtu kanë deklaruar se do të ndalojnë organizimin e çfarëdo lloj mitingjeve elektorale të politikanëve turq në territorin e këtyre vendeve. Mirëpo një ndalim i tillë në Sarajevë nuk duket të jetë i mundshëm, për arsye se Bekir Izetbegoviç, lideri i myslimanëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, në vitin 2016 ka marrë pjesë në ceremoninë e martesës së vajzës së Rexhep Taip Erdogan. Sipas mediave boshnjake, partia e Izetbegoviç e cila në bazë të statusit të saj është shumë e afërt me AK Partinë e Erdoganit, së shpejti synon të lejojë hapjen e një zyre të Partisë AK në Bosnjë dhe Hercegovinë. Izetbegoviç në një ceremoni së fundi ka deklaruar: “Do të tregojmë se ai (Erdogan) ka miq dhe ka njerëz që krenohen me atë. Lideri i Turqisë nuk është i preferuari i Perëndimit dhe këtu ekzistojnë shumë njerëz që e dëshirojnë praninë e tij në këtë vend. Por ku qëndron problemi? Problemi qëndron këtu se ai është një lider i fuqishëm mysliman të cilin ne nuk e kishim për shumë kohë”.

Advertisements