Breaking News

Ruhani duke propozuar 6 opsione kërkon dhënien fund pushtimit të Palestinës nga Izraeli

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin e jashtëzakonshëm të OBI në Stamboll të Turqisë pasi ka propozuar 6 iniciativa praktike prej të gjithë myslimanëve dhe qeverive islamike kërkoi më shumë unitet për t’i dhënë fund pushtimit të Palestinës nga regjimi sionist.

Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit mbrëmjen e së premtes mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të krerëve të OBI ku u analizuan zhvillimet më të fundit në Palestinë dhe është theksuar krijimi i një grupi ekspertësh me ekspertë në fushë juridike, politike dhe ekonomike nga vendet anëtare të OBI për analizimin e saktë të rrugëve për tu përballur me veprimet e jashtëligjshme të qeverisë amerikane e cila ka transferuar ambasadën e saj nga Tel Avivi për në Kods si dhe për të marrë masa e duhura nga aspekti politik, ekonomik dhe tregtar kundër qeverisë amerikane dhe kundër regjimit sionist. Presidenti iranian gjithashtu në propozimet e tij theksoi se bazat bërthamore të regjimit sionist janë kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe sidomos për rajonin e Azisë perëndimore dhe shtoi se Irani shumë herë ka propozuar çarmatosjen bërthamore të rajonit dhe kjo duhet të jetë në prioritet të vendeve islamike. Presidenti iranian përmendi disa nga rrugët dhe iniciativat e marra në mbështetje dhe në ndihmë të popullit palestinez dhe ka thënë se e premtja e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit që është dita botërore e Kodsit duhet të ndiqet me seriozitet nga të gjitha vendet islamike.

Advertisements