Breaking News

Ruhani: Vendet muslimane t’i japin përgjigjen e duhur masakrës izraelite

Presidenti iranian z. Hasan Ruhani ka kritikuar edhe një herë masakrën e fundit të regjimit të Izraelit ndaj protestuesve palestinezë në Rripin e Gazës, duke u bërë thirrje vendeve muslimane që të japin “një përgjigje të duhur” ndaj krimit të fundit të regjimit izraelit.

Në një bisedë telefonike të enjten me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Presidenti Ruhani e përshkroi masakrën në Gaza si një veprim “kriminal” të regjimit të Tel Avivit, duke thënë se vendet islamike gjatë samitit të ardhshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Turqi duhet të diskutojnë dhe të japin  “një përgjigje të duhur” për krimin e fundit të regjimit okupator sionist. Presidenti iranian dhe Emiri i Katarit do të jenë ndër pjesëmarrësit e takimit urgjent të liderëve të OBI që zhvillohet të premten në Stamboll. Gjatë bisedimeve telefonike, Sheik Tamim, nga ana e tij, dënoi krimet e Izraelit në Gaza, si dhe transferimin e ambasadës së SHBA në Jeruzalemin e pushtuar. Ai tha se takimi i ardhshëm i OBI mund të ofrojë një mundësi të mirë për negociatat mbi problemet rajonale. Presidenti Ruhani kritikoi embargon ekonomike të vendosur ndaj Katarit nga një kuartet shtetesh të kryesuar nga Arabia Saudite duke e cilësuar si një veprim “të gabuar” dhe “të padrejtë”, dhe theksoi se Republika Islamike “mirëpret përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Katarin si një vend fqinj dhe mik”. Emiri i Katarit, nga ana e tij, përshëndeti qëndrimin e Iranit në krizën e Gjirit Persik që shpërtheu pothuajse një vit më parë kur Arabia Saudite, së bashku me Bahrejnin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin, ndërpreu papritmas lidhjet me Katarin dhe imponoi një bllokadë ajrore, detare dhe tokësore kundër Katarit. Sheikh Tamim më tej kritikoi lëvizjet e fundit provokative kundër Republikës Islamike, duke thënë se Doha e sheh Iranin si një shtet të fuqishëm.

Advertisements