Breaking News

Gazetari amerikan: Shkatërroni urën e Krimesë!

Një gazetar amerikan e këshilloi Ukrainën që të hidhte në erë një urë të ndërtuar kohët e fundit midis gadishullit të Krimesë dhe Rusisë kontinentale.

Gazetari amerikan Tom Rogan sugjeroi në artikullin e tij të botuar nga Washington Examiner se Ukraina duhet të hidhte në erë urën që lidh Krimenë me Rusinë. Sipas autorit, “Ukraina tani duhet të shkatërrojë elementët e urës”, sepse ura është “një fyerje e rëndë ndaj besueshmërisë së Ukrainës si një komb”. Ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara gjithashtu tha në një deklaratë se “liria e fjalës nuk mund të justifikojë nxitjen për të kryer akte terroriste” dhe se artikulli i Rogan shkon “përtej kufijve të etikës së gazetarisë”.

Advertisements