Breaking News

Trump i quan emigrantët hajvan dhe kafshë

Presidenti amerikan me një deklaratë çnjerëzore dhe raciste, emigrantët i ka quajtur hajvanë dhe kafshë.

Ai në një takim me ligjvënësit dhe policinë e Kalifornisë ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj emigrantëve ilegalë në Amerikë dhe ka thënë se ata janë kafshë dhe jo njerëz. Trump kritikoi ligjet për mbështetjen e emigrantëve në Amerikë dhe tha se në vend ekzistojnë ligjet më të këqija për emigracionin. Presidenti amerikan gjithashtu kritikoi qëndrimin e demokratëve lidhur me emigracionin dhe emigrantët. Donald Trump është kritikuar vazhdimisht për politikat e tij të emigracionit dhe shumë shtete në Amerikë kanë refuzuar të zbatojnë dekretet e lëshuara prej tij mbi emigracionin.

Advertisements