Breaking News

Statistikat e martirizimit të fëmijëve palestinezë nga ushtria sionist nga fillimi i vitit 2018

Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) me anë të një deklarate, ka deklaruar se pushtuesit sionistë që nga fillimi i viti 2018 e deri më tani kanë martirizuar 18 fëmijë palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Rripin e Gazës.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se në deklaratën e Hamas që u publikua të martën, thuhet: “12 fëmijë nga kjo shifër janë martirizuar pasi janë qëlluar me plumb nga forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë Protestës së Kthimit e cila ka filluar nga 30 marsi ndërsa gjashtë prej tyre janë martirizuar ditën e hënë më 14 maj gjatë protestës së madhe për të drejtën e kthimit. Mënyra e plagosjes dhe vendi ku janë qëlluar me plumb, tregojnë se forcat ushtarake të regjimit pushtues të Kodsit të shenjtë për të shtypur qytetarët palestinezë, sidomos fëmijët të cilët nuk përbëjnë kurrfarë kërcënimi për këto forca, po përdorin mënyrat më të dhunshme”. Rezistenca Islamike e Palestinës (Hamas) në vazhdim vuri në dukje mospërfilljen e regjimit sionist ndaj të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare dhe theksoi veprimin dhe ndërhyrjen urgjente të Bashkësisë Ndërkombëtare për të dënuar dhe ndëshkuar autorët e këtyre krimeve të cilat konsiderohen shkelje e hapur e të drejtave dhe ligjeve ndërkombëtare.

Advertisements