Breaking News

“Situata në Kosovë po përkeqësohet”

Diplomati rus në OKB, Vladimir Safronkov, ka deklaruar se situata në Kosovë “nuk po shkon drejt zgjidhjes, por po përkeqësohet”.

Ai gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se EULEX po përgatitet të largohet nga Kosova dhe se nuk ka përparim në zbardhjen e vrasjes së liderit serb, Oliver Ivanoviq.

“Përfaqësuesit e Prishtinës pa sukses tentuan që fajin për këtë ta bartin në Beograd”, tha Safronkov.

Ai ndërkaq ka dënuar arrestimin e shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili kishte hyrë pa leje në Kosovë, duke e quajtur aksionin e njësive speciale “provokim mizor”.

Advertisements