Breaking News

Mogherini: Marrëveshja bërthamore nuk ka nevojë të ndryshohet dhe reformohet

Shefja e politikës së jashtme të BE ka thënë se marrëveshja bërthamore është mjaft e ndërlikuar dhe nuk është e nevojshme të kryhen të tjera ndryshime në të.

Në përfundim të takimit të Brukselit, Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane, tha se marrëveshja bërthamore është mjaft e gjatë, e ndërlikuar dhe e specifikuar dhe nuk ekziston asnjë nevojë për ndryshimin e saj apo për të shtuar diçka tjetër tek kjo marrëveshje. Mogherini tha se heqja e sanksioneve dhe rivendosja e lidhjeve ekonomike dhe tregtare me Iranin, janë një pjesë e domosdoshme e marrëveshjes bërthamore. Shefja e politikës së jashtme të BE tha se në takimin e Brukselit janë diskutuar çështje si ruajtja dhe zgjerimi I marrëdhënieve ekonomike me Iranin, vazhdimi I shtijes së naftës, shkëmbimet bankare, zbatimi I marrëveshjeve dhe I kontratave të arritura nga kompanitë evropiane me ato iraniane, si dhe çështja e investimeve në Iran. Mogherini tha se është rënë dakord për vazhdimin e konsultave mes të gjitha palëve të mbetura në komisionin e përbashkët për zbatimin e  marrëveshjes bërthamore. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.

Advertisements