Breaking News

Ankaraja dëbon ambasadorin izraelit

Turqia i ka thënë ambasadorit të Izraelit të largohet nga ky vend, pasi forcat izraelite kanë vrarë mbi 60 palestinezë gjatë protestave në kufirin në Gaza, në të cilat kundërshtohej hapja e ambasadës amerikane në Jerusalem, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Turqia ka qenë një nga vendet më kritike ndaj krimeve të Izraelit kundër protestave në Gaza. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka përshkruar vrasjet e së hënës si gjenocid derisa Izraelin e ka cilësuar shtet terrorist. “Ambasadorit të Izraelit i është thënë se i dërguari jonë në Izrael duhet të vijë këtu për t’u konsultuar dhe është informuar se do të ishte mirë që edhe ai të shkojë në shtetin e tij për një kohë”, ka bërë të ditur një burim i ministrisë së Jashtme turke. Zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag i ka thënë parlamentit turk se Turqia i mban përgjegjëse edhe Shtetet e Bashkuara për dhunën e së hënës. Në Stamboll dhe Ankara janë mbajtur protesta kundër Izraelit, derisa Erdogan ka thënë se të premten do të organizohet një manifestim popullor për të protestuar për vrasjet e kryera nga regjimi i Tel Avivit.

Advertisements