Breaking News

Zarif: “Një ditë e turpit të madh”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, ka kritikuar ashpër regjimin izraelit për ndjekjen e një qëndrimi represiv ndaj protestave paqësore të palestinezëve që kërkojnë të drejtën e tyre legjitime për t’u kthyer në atdheun e tyre.

Zarif akuzoi regjimit sionist të Izraelit për “masakrimin me gjakftohtësi të palestinezëve të panumërt, ndërsa ata protestojnë në burgun më të madh të hapur në botë”, çka ishte një aluzion i drejtpërdrejtë për situatën e palestinezëve që jetojnë nën bllokadën izraelite në Rripin e Gazës. Diplomati më i lartë i Iranit vuri në dukje lëvizjen e presidentit amerikan Donald Trump për të transferuar ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, pavarësisht thirrjeve globale kundër këtij veprimi. Ai shtoi se ndërsa Izraeli vazhdon masakrën brutale ndaj palestinezëve “Trump feston lëvizjen e ambasadës së paligjshme të SHBA dhe bashkëpunëtorët e tij arabë përpiqen për të devijuar vëmendjen e opinionit publik”. “Një ditë e turpit të madh”, thekson Zarif.

Advertisements