Breaking News

Spanja humbi betejën përballë Kosovës

Sipas gazetës spanjolle, ElConfidencial, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy zakonisht nuk udhëheq fushatat kundër BE-së.

Megjithatë, shkruan ky medium, ai e ka humbur “Luftën Ballkanike”. Sipas këtij mediumi, Qeveria spanjolle është përpjekur që Kosova të mos marrë trajtim shtetëror në samitin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje. I vënë në presion me çështjen e Katalonisë, thuhet më tej, Rajoy e ka bërë të qartë që në fillim se partnerët e tij nuk do të ulen në të njëjtën tryezë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Megjithatë këmbëngulja e tij ishte e kotë, shkruan “ElConfidencial”. Kryeministri Rahoy dështoi, siç thuhet, t’i bëjë partnerët e tij në BE të bashkohen me protestat në një samit të planifikuar që do të mbahet në Bullgari më 17 maj. Kosova, e cila është pjesë e “Ballkanit Perëndimor” me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnje dhe Herzegovinën dhe Shqipërinë, do të marrë pjesë në samit. Spanja nuk është e vetmja anëtare e BE që nuk e ka njohur Kosovën, e cila deklaroi pavarësinë dhjetë vjet më parë. Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia, të gjitha për arsye të ndryshme, nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, por të gjithë do të marrin pjesë në samit, dhe Rajoy do të jetë i vetmi që do të mungojë.

Advertisements