Breaking News

Ruhani: Irani do të mbetet në marrëveshjen bërthamore nëse do të jepen garanci

Presidenti iranian Hasan Ruhani theksoi se Irani do të mbetet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 nëse palët e tjera të marrëveshjes garantojnë interesat e Iranit, pasi SHBA-të u larguan nga kjo marrëveshje.

“Nëse pesë vendet e tjera që na kanë shoqëruar në këtë marrëveshje, i përmbushin angazhimet e tyre dhe garantojnë se interesat e Iranit do të respektohen, marrëveshja do të mbetet pavarësisht vullnetit të Amerikës dhe regjimit sionist”, tha presidenti i RII të dielën në një konferencë për shtyp me presidentin e Sri Lankës, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Teheran. Ruhani tha se tërheqja e SHBA është “një shkelje e moralit, politikës dhe rrugës së duhur diplomatike, si dhe përbuzje e ligjeve ndërkombëtare”. Në komentet e tij, Ruhani tha gjithashtu se Irani ishte i përgatitur të ofronte ndihmë për vende të ndryshme të botës që kërkojnë asistencë në luftën kundër terrorizmit.

Advertisements