Breaking News

Franca: Ne do të qëndrojmë tek marrëveshja bërthamore

Ministri i jashtëm i Francës ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur të qëndrojë si një palë nënshkruese e marrëveshjes bërthamore.

Jean-Yves Le Drian, në një intervistë të tij në Dublin deklaroi se Franca është e vendosur për të bashkëpunuar në vazhdimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, marrëveshje që aktualisht është aktive. Donald Trump para pak ditësh  përkundër qëndrimit të palës evropiane ka deklaruar se vendi i tij del nga marrëveshja bërthamore dhe ka premtuar kthimin e sanksioneve kundër Iranit dhe vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që bëjnë biznes me Iranin. Ky veprim i presidentit amerikan është dënuar botërisht.

Advertisements