Breaking News

Berlini i interesuar për të ruajtur kompanitë gjermane aktive në Iran

Ministri i jashtëm i Gjermanisë tha se Berlini do të ndihmojë ato kompani gjermane të cilat janë aktive në Iran. Heiko Mass tha se rrugëzgjidhja për ruajtjen e kompanive gjermane nga përballja me rrezikun e sanksioneve amerikane nuk është e lehtë.

Shtetet evropiane kanë vendosur t’i mbrojnë kompanitë e tyre pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit, në kohën kritike të përpjekjes për të mbajtur marrëveshjen bërthamore aktive dhe të vazhdimit të përfitimit ekonomik të Iranit. Zëdhënësja e kryeministres britanike Theresa May, tha se presidenti amerikan Donald Trump është pajtuar gjatë një telefonate më 11 maj se duhet të diskutohet se si sanksionet e reja ndaj Iranit për naftën dhe sektorin bankar do të ndikojnë në kompanitë evropiane që operojnë nën marrëveshjen e vitit 2015, të cilën Trump e ka tërhequr. Britania, Franca dhe Gjermania bashkë me Rusinë dhe Kinën, deklaruan se do të mbeten të përkushtuar në respektimin e marrëveshjes dhe besojnë se është mënyra më e mirë për të siguruar paqen, sigurinë dhe stabiliteti. Presidenti Iranian Hasan Ruhani, ka deklaruar se do të vazhdojë me respektimin e marrëveshjes, përderisa ekonomia e vendit do të vazhdojë të përfitojë nga heqja e sanksioneve.

Maj 13, 2018 09:02 Europe/Tirane
Advertisements