Breaking News

Nesër Dimitrov dhe Kotzias sërish në takim me ndërmjetësuesin Nimetz

Nesër në Athinë pritet të mbahet takim i ri mes shefave të diplomacisë së Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, me ndërmjetësuesin e OKB-së, Matthew Nimetz.

Përveç tij Dimitrov pritet të takojë edhe ish-kryeministrin grek, Jorgos Papandreu, me të cilin poashtu do të bisedojë për zgjidhjen e kontestit rreth emrit.

Këto takime janë paralajmëruar që sot në kuadër të konferencës së vendeve nga grupi i Vishegradit dhe vendet e Ballkanit.

Takimi i nesërm mes shefave të diplomacive të dy vendeve, do t’i paraprijë dhe pritet të lehtësojë edhe takimin mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras që më 17 maj do të zhvillohet në kuadër të Samitit BE-Ballkani perëndimor në Sofje të Bullgarisë./Telegrafi/

Advertisements