Breaking News

A po vjen ndonjë luftë e re?

Saber Golanberi në një shkrim të publikuar në “Diplomacia Iraniane” shkruan se ky cikël dhe ky zinxhir do të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt. Izraeli përsëri sulmon, përsëri do të përballet me kundërpërgjigje.

Të mërkurën në mbrëmje, Siria i është kundërpërgjigjur sulmeve të fundit të Izraelit dhe ka sulmuar 10 qendra ushtarake në Golanin duke hedhur me dhjetëra raketa. Disa burime kanë thënë se Siria ka hedhur 20 raketa, disa të tjera kanë thënë se janë hedhur 50 dhe disa burime të tjera kanë thënë se janë hedhur 68 raketa nga territori i Sirisë. Kjo kundërpërgjigje raketore nga ana e Sirisë kundër Izraelit konsiderohet e pa parë që nga lufta e vitit 1973 e deri më tani dhe siguria në lartësitë e Golanit është prishur tërësisht, rajon ky i cili në bazë të rezolutës 242 të KS të OKB, konsiderohet rajon i pushtuar. Ajo çfarë i jep kuptim dhe domethënie të veçantë këtij sulmi raketor, është koha e këtij sulmi saktësisht një ditë pas deklarimit të largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe vizitës së Netanjahut në Moskë dhe takimin e tij me Vladimir Putin. Na disa ditë më parë ky sulm dukej i parashikuar dhe se do të ndodhë së shpejti, për shkak të lëvizjeve ushtarake të fundit të Iranit në Siri, deklarimin e gjendjes luftarake të paparë dhe të fshehur nga ana e Tel Avivit sidomos në rajonet veriore dhe gjithashtu për shkak të raporteve të gazetarëve izraelitë ushtarakë dhe të sigurisë. Kështu rezultuan të drejta edhe parashikimet e bëra. Disa analistë duke paraqitur arsyet politike, mundësinë për një reagim ushtarak të Iranit e konsideronin shumë të vogël dhe disa e konsideronin zero. Problemi qëndron këtu se ne si analistë, e kemi shikuar situatën vetëm nga këndvështrimit politik dhe jemi munduar të analizojmë një fenomen ushtarak, por nëse do të kishim marrë parasysh edhe arsyet ushtarake, atëherë do të ishte bërë e qartë arsyet ushtarake janë më të forta se ato politike. Lënia pa përgjigje e sulmeve ushtarake dhe vonesa më tepër se kaq, do të ishte një lloj dorëzimi përball ekuacionit të cilin synon të krijojë Izraeli në Siri me mbështetjen e qeverisë së Amerikës dhe me presionet e shtuar të Trump kundër Iranit pas marrëveshjes bërthamore dhe kështu ta prishë balancimin e forcave tokësore të cilin e konsideronte kërcënim serioz për veten duke detyruar gjithashtu forcat iraniane që të largohen nga territori i Sirisë. Mirëpo këtë ekuacion nuk do ta pranojë Irani dhe për ta thyer atë jo vetëm që e konsideron të domosdoshme kundërpërgjigjen ndaj këtyre sulmeve, por ka forcuar edhe më shumë praninë e vet në Siri dhe po ndjek me seriozitet më të madh se në të kaluarën planin për krijimin e një strukture të Rezistencës së Sirisë në afërsi të Golanit. Pyetja që shtrohet tani është kjo se zhvillimet luftarake të së mërkurës në orët e para të mëngjesit a mund të shndërrohen në një luftë gjithëpërfshirëse? Në përgjigje të kësaj pyetje, duhet marrë parasysh shumë faktorë. Siç duket aktualisht as Irani dhe as Izraeli asnjëri për arsye të ndryshme nuk kanë qëllim të hyjnë në një luftë të tillë, mirëpo qëllimi i paraparë nuk është i vetmi faktor përcaktues sepse edhe vet ai është nën ndikimin e zhvillimeve frontale për arsye se shumë luftëra kanë filluar pa qëllim të mëparshëm. Në situatën aktuale, zhvillimet frontale janë nën kontroll dhe duke shumë larg që aktualisht (për një periudhë të shkurt) të rezultojnë në një luftë të gjerë. Ajo çfarë ishte e rëndësishme për Iranin, ishte një përgjigje ndaj sulmeve të Izraelit dhe dërgimin e këtij mesazhi se Irani ka kapacitetin e duhur për të kryer sulme të tilla dhe se nuk do të dorëzohet përball kërcënimeve të palës tjetër. Në të anën e kundërt, Tel Avivi nuk dëshiron që sulmet e frontit iranian të pranojë në mënyrë parandaluese për shkak se ka kryer sulme në disa baza dhe aeroport. Ky cikël do të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt. Përsëri Izraeli do të sulmojë, përsëri do të marrë kundërpërgjigje. Ajo çfarë shton rrezikun e shndërrimit të sulmeve reciproke në luftë rajonale, është lloji dhe natyre e tyre dhe dalje e tyre jashtë përmasave të caktuara. Sidomos nëse Izraelit ashpërson sulmet e tij dhe përgjigje e Iranit të jetë më e gjerë se lartësitë e Golanit duke përfshirë edhe rajone dhe qytete të ndjeshme. Gjithashtu është thënë se aktualisht (për një periudhë të shkurtë) këto sulme pavarësisht vazhdimin e tyre, nuk do të shndërrohen në një luftë të gjerë. Nga njëra anë Donald Trump javën e ardhshme pritet të transferojë ambasadën e Amerikës në Kodsin e shenjtë dhe sipas të gjitha gjasave pikërisht në atë ditë ose disa ditë më vonë pritet të prezantojë planin e tij “pazarllëku i shekullit” për zgjidhjen e njëanshme të konfliktit të Palestinës. Kjo në vete është një pengesë. Përveç nëse Tel Avivi të jetë i pakënaqur nga ky plan dhe të dëshirojë të prishë lojën!! Nga ana tjetër, palestinezët këtë javë pritet të organizojnë protestën më të madhe paqësore në historinë e tyre në rajonet kufitare me rastin e përvjetorit të formimit të regjimit sionist “Ditës së Nekbatit”. Kjo protestë pritet të organizohet në rajonet kufitare në vazhdim të protesta për të drejtën e kthimit. Tel Avivi me padyshim është i shqetësuar në masë të madhe nga këto zhvillimeve. Disa burime kanë njoftuar për presionin e madh të disa fuqive rajonale mbi Hamasin dhe për propozimin e 600 milion eurove të Evropës për Gazën në shkëmbim të ndërprerjes së këtyre protestave, mirëpo lëvizja Hamas nuk ka pranuar dhe ka deklaruar se nuk do të pengojë kryengritjen e palestinezëve në këtë ditë. Ekziston mundësia për kalimin e mijëra palestinezëve të irrituar nga kufijtë e Rripit të Gazës dhe ndodhjen e një tragjedie të madhe. Zhvillimet e kësaj dite dhe pas saj do ta tërheqin vëmendjen dhe forcën e Tel Avivit drejt kësaj ane. Gjithashtu nuk është larg mendjes se Tel Avivi për të devijuar vëmendjen e opinionit publik nga zhvillimet dhe lëvizjet e Palestinezëve dhe për të reduktuar gjurmët e këqija të tyre, të shtojë aventurat e tij në Siri.

Advertisements