Breaking News

BE do të mbrojë kompanitë evropiane nga sanksionet amerikane

Bashkimi Evropian njoftoi se do t’i mbrojë kompanitë e veta kundër sanksioneve të SHBA, raportoi media amerikane Bloomberg.

“Bashkimi Evropian ka plane për të mbrojtur kompanitë evropiane nëse Presidenti Donald Trump vendos sanksione të reja kundër Iranit”, tha Maja Kocijancic, zëdhënëse e BE-së për çështjet e jashtme. “Ne po punojmë për planet për të mbrojtur interesat e kompanive evropiane dhe për të ruajtur marrëveshjen bërthamore me Iranin. Marrëveshja bërthamore është shumë e rëndësishme për sigurinë globale,” vuri në dukje zëdhënësja e BE-së për çështjet e jashtme.