Breaking News

Sanders: Të gjitha sanksionet e mëparshme kundër Iranit do të kthehen

Sara Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ka thënë se të gjitha seksionet e mëparshme kundër Iranit do të kthehen.

Sanders tha se sanksionet që kanë ekzistuar përpara nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore do të rivendosen dhe Amerika është e gatshme për të shtuar akoma më shumë sanksione. Donald Trump president i Amerikës duke përsëritur akuzat e tij ofenduese kundër popullit iranian, ka deklaruar se qeveria amerikane del nga marrëveshja bërthamore. Arabia Saudite, regjimi sionist, Emiratet dhe Bahrejni, të koordinuar mes tyre kanë mbështetur veprimin e Donald Trump. Mirëpo vendet evropiane si Anglia, Franca dhe Gjermanisë së bashku me shefen e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini janë shprehur kundër vendimit të Donald Trump dhe kanë theksuar ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.

Advertisements