Breaking News

Ruhani: Evropa ka afat të shkurtër për të ruajtur marrëveshjen bërthamore

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke e cilësuar të turpshme dhe arrogante deklaratën dhe veprimin e presidentit amerikan, i cili tërhoqi Amerikën nga marrëveshja bërthamore ka thënë se për Evropën ekziston shumë pak kohë që të ruajë marrëveshjen bërthamore dhe ajo duhet të përcaktojë qëndrimin e saj kundrejt zbatimit të marrëveshjes bërthamore sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ditën e mërkurë presidenti i Republikës Islamike të Iranit, z. Hasan Ruhani zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Francës tha se ekipet përfaqësuese të Iranit dhe të Evropës brenda disa javëve duhet të zhvillojnë takime për të analizuar dhe marrë vendime për qartësimin e qëndrimeve dhe shtoi: Në temat lidhur me marrëveshjen bërthamore duhet të garantohen interesat e Iranit si shitja e naftës, marrëdhëniet bankare, investimet, sistemi i kompanive të siguracionit dhe këto tema duhen qartësuar dhe përcaktuar saktë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se “ sot mbajmë një përgjegjësi historike për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe historia do të tregojë se Trump ka bërë një gabim të madh”. Ndër të tjera presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: Fatkeqësisht Evropa ka humbur afatin e saj 4-muajsh që mund ta përdorte për të ruajtur marrëveshjen bërthamore, afat që mund të shfrytëzohej për të inkurajuar Amerikën që të qëndrojë në këtë marrëveshje. Nga ana e tij presidenti i Francës Emanuel Macron shprehu keqardhjen për vendimin e presidentit Donald Trump për daljen nga marrëveshja bërthamore dhe tha: Vendet evropianë në formë të përbashkët janë shprehur kundër këtij veprimi. Macron tha se vendimi i Trump ka krijuar kontradiktë të madhe në Amerikë ku një pjesë e madhe theksojnë ruajtjen e marrëveshjes dhe zbatimin e saj nga të gjitha palët dhe shtoi se Evropa në formë të bashkuar do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen dhe mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore.

Advertisements