Breaking News

Qëllimi jonë është të kemi armatë të vogël, moderne dhe fleksibile

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska i njoftoi ambasadorët e vendeve – anëtare të NATO-s në Maqedoni me progresin në përpunimin e dokumentit strategjik kyç në mbrojtje, Rishikimin strategjik të mbrojtjes.

“Qëllimi ynë është që të kemi Armatë të vogël, moderne dhe fleksibile e cila do ta ketë vendin e saj në NATO. I vlerësuam rreziqet e reja të sigurisë dhe propozuam reforma në Armatë dhe në Ministri. Me rritjen e buxhetit për mbrojtje hapëm mundësi të re për fillimin e reformave”, tha Shekerinska në takim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo shtoi se procesi i përpunimit të Rishikimit strategjik të mbrojtjes është i suksesshëm për shkak të ekipit cilësor i cili ka punuar në të, për shkak të mbështetjes nga NATO dhe aleatët dhe inkluzionin në proces.

“Jemi falënderues për mbështetjen e qeverive të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe të cilat dërguan këshilltarë të cilët ndihmuan në përpilimin e Rishikimit strategjik të mbrojtjes, si dhe zyrës së NATO-s në Shkup dhe vendeve të tjera anëtare të cilat e dhanë kontributin e tyre. Procesi inkluziv në përpilimin e RSM-së është me rëndësi të madhe që të kemi implementim efikas të reformave”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Theksoi se pritet që Qeveria ta miratojë Rishikimin strategjik të mbrojtjes para Samitit të NATO-s dhe u bëri thirrje ambasadorëve të vendeve anëtare të Aleancës të kontribuojnë me këshillat e tyre në implementimin e RSM-së, që do të vendosë bazë për planin afatgjatë për zhvillim dhe modernizim të ARM-së.

Ministrja e shprehu pritjen e Qeverisë për mbështetje për Maqedoninë në Samitin e ardhshëm të NATO-s./Telegrafi/

Advertisements