Breaking News

Mogherini: BE ka vendosur të ruajë marrëveshjen bërthamore

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë se blloku është “i vendosur të ruajë” marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Mogherini e bëri këtë deklaratë të martën pak pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Udhëheqësit europianë kanë paralajmëruar se, tërheqja e Shteteve të Bashkuara do të zhbënte vite të tëra punë, që çuan drejt marrëveshjes historike të qëndrueshme që është ratifikuar edhe nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Advertisements