Breaking News

Irani: Teherani gati të fillojë të gjitha aktivitetet bërthamore

Presidenti iranian Hasan Ruhani ka theksuar se Teherani gjithmonë ka respektuar angazhimet e veta ndaj marrëveshjes bërthamore, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara nuk i kanë përmbushur kurrë angazhimet e saj.

Ruhani i bëri komentet të martën pak pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Presidenti iranian Hasan Ruhani e ka përshkruar vendimin e SHBA për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore si “luftë psikologjike”. Sipas Presidentit iranian, Presidenti i SHBA Donald Trump ka një histori veprimesh që kanë dëmtuar traktatet ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, Ruhani vuri në dukje se Teherani ishte gati të rifillonte të gjitha aktivitetet bërthamore, pas vendimit të SHBA për marrëveshjen bërthamore. Megjithatë, sipas presidentit iranian, Irani nuk do ta braktisë marrëveshjen, nëse pesë nënshkruesit e tjerë qëndrojnë në të.

Advertisements