Breaking News

Franca, Gjermania, Britania keqardhje për vendimin e SHBA për tu tërhequr nga marrëveshja e Iranit

Presidenti francez Emmanuel Macron ka komentuar vendimin e SHBA-së për të ndërprerë marrëveshjen bërthamore.

Sipas presidentit francez, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe shprehin keqardhje për vendimin e SHBA për t’u tërhequr nga marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015. “Ne do të punojmë kolektivisht në një kornizë më të gjerë, që mbulon aktivitetin bërthamor, periudhën pas vitit 2025, aktivitetin balistik dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme, veçanërisht Sirinë, Jemenin dhe Irakun”, theksoi Macron në Twitter. Kryetari i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, nga ana e tij, tha se qëndrimi i Trump mbi Iranin dhe tregtinë ndërkombëtare do të “përballet me një qasje të bashkuar evropiane”.

Advertisements