Breaking News

Ministri malazez i kulturës viziton departamentin iranian në panairin e libri

Aleksandër Bogdanovic, ministër i kulturës i Malit të Zi ka vizituar departamentin e librave dhe botuesve iranianë në panairin e 13- ndërkombëtar të librit në Podgoricë.

Ministri i kulturës i Malit të Zi gjatë vizitës së tij në departamentin iranian të panairit të 13 ndërkombëtar të librit në Podgoricë, pati një takim me kryekonsullin kulturor të Iranit në Serbi dhe Malin e Zi dhe shprehu kënaqësinë nga pjesëmarrja e Iranit në këtë panair. Paniri ndërkombëtar i Librit në Podgoricë është hapur ditën e hënë me fjalimin e ministrit të Kulturës, ministrit të Shkencave dhe kreut të bibliotekës kombëtare të Malit të Zi si dhe ambasadorit të Italisë. Në ceremoninë e hapjes ishin të ftuar shumë personalitete të veçanta si dhe përfaqësues nga botuesit vendas e të huaj. Konsullata kulturore e Iranit në Serbi dhe Malin e Zi dhe shtëpia botuese Molasadra kanë përfaqësuar Republikën Islamike të Iranit në këtë panair me mbi 100 libra, revista dhe punime artizanale.

Advertisements