Breaking News

Përmbytet frikshëm Ankaraja vetëm për 9 minuta

Janë dashur vetëm 9 minuta reshje që Rrugët e Ankarasë të kthehen në lumenj të rrëmbyeshëm.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz, ndërsa gjashtë persona janë lënduar. Në pamjet shihen se si uji rrëmben makinat sikur të ishin barka të lehta.

Ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar duke qëndruar mbi to sikur të ishin duke bërë sërf.

Si pasojë në lagjen Mamak janë dëmtuar 25 biznese dhe më shumë se 160 makina

Turqia do të vazhdojë të jetë e rrezikuar pasi ekspertët janë shprehur se reshjet do të vazhdojnë gjithë javës, të shoqëruara nga rrufetë. Koha sipas tyre, do të hapet ndoshta vetëm nga e shtuna tjetër.

Advertisements