Breaking News

Verdikti anti-iranian i gjykatës amerikane, ka përqeshur viktimat e 11 shtatorit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar verdiktin politik anti-iranian të një gjykate në Amerikë dhe ka deklaruar se Republika Islamike e Iranit e konsideron të rezervuar të drejtën e saj për tu kundërpërgjigjur ndaj këtij procesi të paligjshëm.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se një gjykatë në jug të Nju Jorkut të martën e kaluar me anë të një cerdikti të lëshuar në mungesë dhe pa kurrfarë dëshmie dhe dokumenti, ka dënuar Republikën Islamike të Iranit për të paguar dëmshpërblim mbi 6 miliard dollarë për familjet e viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001. Bahram Kasemi të dielën deklaroi se në kohën kur nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmi të cilat do të tregonin implikimin e Iranit ose të shtetasve iranianë në sulmet e 11 shtatorit, gjykata amerikane në fjalë lëshon verdikt kundër Iranit! Republika Islamike e Iranit kundërshton ashpër lëshimin e verdikteve të tilla politike dhe të bazuara në akuza të pabaza dhe të përsëritshme edhe në të kaluarën. Pretendimi qesharak i gjykatësit amerikan për implikimin e Republikës Islamike të Iranit në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në Amerikë, është në kundërshtim të plotë me të dhënat e raportit të grupit hetimor të Kongresit të Amerikës.

Advertisements