Breaking News

As tregimi fantastik i regjimit sionist nuk e bindi gazetarin e BBC

Tregimet imagjinative të fundit të regjimit sionist në lidhje me operacionet sekrete të Mossad në Teheran, edhe në intervistën e ambasadorit të këtij regjimi me gazetarin e BBC treguan natyrën e pavërtetë të tyre.

Klubi i Gazetarëve të Rinj njoftoi se gazetari i BBC i cili kishte thirrur në një intervistë Mark Regev, ambasadorin e regjimit sionist në Angli, për të shpjeguar pretendimet e fundit të këtij regjimi në lidhje me qasjen e Mossad-it në informacione sekrete në lidhje me programin atomik të Iranit, sa do që insistoi për të marrë përgjigje për pyetjet e tij në këtë intervistë, nuk pati sukses. Mark Regev në këtë intervistë duke përsëritur atë çfarë ka thënë Beniamin Netanjahu në shfaqjen televizive në javën e kaluar, pretendoi se Izraeli ka mbledhur “gjysmë toni” dokumente në lidhje me programin atomike të Iranit, mirëpo sa herë që gazetari i BBC e pyeti atë se si ka arritur qasje Izraeli në këto dokumente për të cilat pretendon, ai u mjaftuar vetëm me këtë përgjigje se nuk mund të hyjë në detaje. Gazetari i BBC i cili humbi shpresat nga pyetja e parë e tij, në vazhdim të intervistës pyeti: “A nuk është ky një veprim armiqësor që një grup të forcave tuja t’i dërgoni në Iran për të vjedhur dokumente të rëndësishme dhe të sjellin me vete dhe pastaj gjithashtu me krenari të deklaroni se keni bërë veprime të tilla?” Mirëpo ambasadori i regjimit sionist në kohën kur autoritetet izraelite më parë kanë deklaruar se Mossad-i gjatë një operacioni sekret në Teheran ka mbledhur këto informacione, në përgjigje ndaj kësaj pyetje, duke përgënjeshtruar deklaratat e para të tij, tha: “Unë nuk kam thënë këtë që po e thoni ju. Unë vetëm kam thënë se Izraeli ka gjetur qasje në këto dokumente”. Kjo është në kohën kur të hënën e kaluar Beniamin Netanjahu gjatë një shfaqje duke prezantuar dokumentet e pretenduara në lidhje me programin atomik të Iranit në televizionin e regjimit sionst, pretendoi se këto dokumente janë mbledhur nga agjentë të Mossad-it brenda në Iran. Përveç kësaj disa orë pas kësaj shfaqje të Beniamin Netanjahut, një funksionar anonim i Mossad gjithashtu në një intervistë me gazetën “New York Times” duke e treguar një tregim i cili më tepër i ngjante filmave të “Xhejms Bond”, pretendoi se agjentët e Mossad pas identifikimit të vendit ku ruheshin dokumentet sekrete të programit atomik të Iranit, një natë kanë hyrë në ndërtesën përkatëse në jug të Teheranit dhe pas vjedhjes së rreth 500 kg të dokumenteve sekrete, të njëjtën natë përsëri janë kthyer në Izrael, me këtë dallim se ai pretendoi se Mossad-i kishte zbuluar vendin e ruajtjes së dokumenteve sekrete të programit bërthamor në vitin 2016, ndërkohë që Netanjahu një natë më parë kishte thënë se Mossad-i kishte zbuluar këtë ndërtesë në vitin 2017! Duke marrë parasysh deklaratat kontradiktore të këtij funksionari të Mossad dhe deklaratat e ambasadorit të regjimit sionist që dha të shtunën në mbrëmje në intervistë me BBC, duke se sa më shumë kohë që të kalojë aq më shumë do të zbulohen gënjeshtrat e këtij tregimi fantastik.

Advertisements