Breaking News

Amerika: Nuk do të përsërisim gabimet e së kaluarës me Korenë

Sekretari i DASH thotë se qeveria e Donald Trump nuk do të përsërisë gabimet e së kaluarës në bisedimet me Korenë e Veriut.

Mike Pompeo në një postim të tij në Twitter të premten, shkroi: “Ne kemi një mundësi unike për të ndryshuar drejtimin e historisë në Gadishullin Korean, por rezultati është i paqartë”. Ai ka shtuar: Megjithatë, një gjë është e sigurt se, qeveria e Trump nuk do të përsërisë gabimet e kaluara. Sytë tanë janë plotësisht të hapur dhe një marrëveshje e keqe nuk është një opsion. Sekretari i ri i DASH i cili së fundmi është zbuluar se ka pasur një takim me liderin e Koresë së Veriut, i ka bërë këto deklarata në kushte kur së shpejti pritet takimi midis presidentit të SHBA dhe liderit të Koresë së Veriut.

Advertisements