Breaking News

Kryetari i komisionit për marrëdhënie me jashtë në Parlamentin e Gjermanisë: Deklaratat e Netanjahut janë mashtruese

Norbert Rotgen, kryetari i komisionit për marrëdhënie me jashtë në Bundestagun e Gjermanisë, ka kritikuar ashpër pretendimet e reja të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist në lidhje me programin atomik të Iranit dhe i ka quajtur mashtrime dhe humbje kohe.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Norbert Rotgen të mërkurën theksoi se pretendimet anti-iraniane të fundit të Netanjahut, nuk përbëjnë ndonjë çështje të re dhe se kryeministri izraelit duke përsëritur çështje të vjetra, synon të nxisë Donald Trump, presidentin e Amerikës, për të dalë nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Ai shtoi: “Duhet mbështetur marrëveshja bërthamore nga të gjitha palët. Nuk ekziston asnjë arsye që Gjermania të ndryshojë qasjen e saj në lidhje me marrëveshjen bërthamore. Më parë edhe ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë në reagim ndaj pretendimeve të Netanjahut, ka kërkuar shqyrtimin e pretendimeve të Netanjhaut nga ana e ANEA-s.

Advertisements