Breaking News

Komandot amerikane ndihmojnë fshehurazi trupat saudite në luftën e Jemenit

Një raport i kohëve të fundit bën të ditur se SHBA-ja ka zgjeruar rolin e saj në luftën e përgjakshme të Rijadit kundër Jemenit, përtej shitjeve të armëve dhe mbështetjes logjistike, duke dërguar fshehurazi një ekip të komandove të elitës në kufirin e Jemenit për të ndihmuar ushtrinë saudite në betejat kundër lëvizjes Huthi Ansarullah.

Duke cituar zyrtarë amerikanë dhe evropianë, The New York Times njoftoi të enjten se rreth dhjetëra komando të Forcave Speciale të Ushtrisë së SHBA, të njohur si Beretat e Gjelbërta, ishin vendosur në dhjetor 2017 në rajonet kufitare jugore të Arabisë Saudite. Misioni i fshehtë, sipas raportit, ka për qëllim të ndihmojë forcat saudite që të zbulojnë vendet e nisjes së raketave në Jemen dhe të shkatërrojnë furnizimet me raketa të lëvizjes Huthi, fuqia de facto ushtarake e Jemenit, e cila ka mbrojtur vendin, së bashku me forcat aleate, kundër agresionit saudit. Megjithatë, New York Times tha se nuk kishte asnjë indikacion se komandot amerikane kishin kaluar në territorin e Jemenit. Raporti citon dhjetë zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara si dhe vendet evropiane dhe arabe duke thënë në kushtet e anonimitetit se komandot amerikane po trajnonin trupat tokësore saudite për të siguruar kufirin e tyre përballë kundërsulmeve të Jemenit.

Advertisements