Breaking News

Mundësia e një konflikti Rusi-Amerikë

Kreu i komisionit politikbërës informativ të parlamentit të Rusisë ka dhënë mundësinë e një konflikti të Rusisë me Amerikën në dy pika të botës.

Aleksi Pushkov në një njoftim të tij në Twitter ka thënë se Amerika dhe Rusia mund të konfrontohen në Siri dhe në rajonin e Baltikut. Ai shtoi se lëvizjet ushtarake të Amerikës në rajonin e Baltikut mund të thellojnë krizën dhe Amerika në Siri ka më shumë se 2 mijë forca ushtarake për të mbështetur terroristët kundërshtarë të qeverisë së Damaskut. Rusia dhe Amerika kanë mosmarrëveshje të gjera lidhur me Sirinë. Moska thekson mbështetjen e qeverisë legjitime të Sirisë në luftën kundër terroristëve ndërsa Uashingtoni mbështet kundërshtarë dhe terroristët që luftojnë kundër qeverisë legjitime të Sirisë. Nga ana tjetër Moska ka deklaruar disa herë se prania e forcave amerikane dhe të NATO-s në rajonin e baltikut dhe ngritja e bazave ushtarake në këtë rajon, përbën kërcënim për sigurinë e Rusisë. Pushkov ka dhënë mundësinë e një konfrontimi mes Moskës dhe Uashingtonit në kohën kur sipas mediave në Estoni kanë nisur manovrat ushtarake mes këtij vendi dhe vendeve perëndimore.

Advertisements