Breaking News

Baidinezhad: Pretendimet e Netanjahut nuk kanë blerës

Hamid Baidinezhad, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Angli, duke reaguar ndaj pretendimeve qesharake dhe të pabaza të Beniamin Netanjahut kryeministrit të regjimit sionist, lidhur me programin paqësor bërthamor të Iranit, ka thënë; Pretendimet e Netanjahut për gjoja përpjekjet e fshehta të Iranit për prodhimin e bombës atomike nuk kanë asnjë blerës në botë.

Në një konferencë për shtyp me gazetarë në Angli, ambasadori Baidinezhad tha se ANEA disa herë ka konfirmuar karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit dhe shtoi se askush në  botë nuk i beson pretendimet e përsëritura të Netanjahut mbi programin bërthamor të Iranit. Sa i përket marrëveshjes bërthamore ai tha se me gjithë përpjekjet e palës evropiane për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, deri tani nga pala amerikane nuk është vënë re ndonjë lëvizje pozitive. Kryeministri i regjimit sionist më 30 prill bëri një shfaqje teatrale ku hodhi disa akuza kundër Iranit. Kjo shfaqje teatrale e Beniamin Netanjahut bëhet në kohën kur ANEA ka konfirmuar disa herë karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit. Akuzat e ngritura nga Netanjahu janë po ato akuza të hedhura më herët në programin e njohur PMD që u mbyll nga ANEA me arritjen e marrëveshjes bërthamore.

Advertisements