Breaking News

Arabia Saudite tejkalon Rusinë?

Duke e zhytur veten në një luftë vdekjeprurëse kundër popullit të Jemenit gjatë viteve të fundit, Arabia Saudite ka tejkaluar Rusinë duke u bërë shteti i tretë në botë për  shpenzimet ushtarake.

Arabia Saudite i shtoi shpenzimet e veta ushtarake në 69.2 miliardë dollarë në vitin 2017, duke u rritur 9.2 përqind më shumë se një vit më parë, tha të mërkurën në një raport të ri Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Kërkimin e Paqes (SIPRI). Kjo shumë është 10 përqind e PBB-së së vendit. Sipas raportit, kjo e rendit regjimin e Rijadit më lartë se Rusia (66.3 miliardë dollarë), Franca (57.7 miliardë dollarë), India (63.9 miliardë dollarë) dhe Britania e Madhe (47.1 miliardë dollarë),përsa i përket shpenzimeve ushtarake. Siç pritej, Shtetet e Bashkuara kryesuan listën me 609.7 miliardë dollarë, e ndjekur nga Kina në 228.2 miliardë dollarë. Analistët e SIPRI paralajmëruan se rritja e shpenzimeve ushtarake nga vende si Arabia Saudite nuk ishte një shenjë e mirë. Sunduesit në Rijad i kanë mbajtur sekrete shpenzimet e luftës në Jemen, por vlerësime të ndryshme janë nxjerrë nga burime dhe organizata të ndryshme në vitet e fundit. Një studim i Universitetit të Harvardit ka arritur në përfundimin se lufta në Jemen i kushton koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite rreth 200 milionë dollarë në ditë.

Advertisements