Breaking News

Nasrallah: Princi saudit gati për të paguar miliarda dollarë për një luftë të re

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah deklaroi se Rijadi po nxit SHBA-në dhe Izraelin të fillojnë një luftë të re në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Lëvizja e rezistencës islamike libaneze Hezbollah ka nevojë për mbrojtje politike përballë komploteve rajonale dhe ndërkombëtare. Princi i Kurorës Saudite, Muhamed bin Salman, është gati të paguajë miliarda dollarë për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin në një përpjekje për t’i nxitur ata në një tjetër luftë në rajonin e Lindjes së Mesme”,vuri në dukje Nasrallah duke ju drejtuar përkrahësve të tij në një fjalim elektoral. Ai më tej theksoi se Libani ka nevojë për forca të armatosura, forca të rezistencës së Hezbollahut, si dhe mbështetje të fortë publike për të qëndruar të sigurt dhe për të bërë përparim. Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Liban, Shefi i Hezbollahut i kërkoi popullit libanez të votonte për ata “që bënë sakrifica me gjakun e tyre për të siguruar vendin”. Ai tha se votuesit libanezë duhet të hedhin votat e tyre në zgjedhjet e 6 majit për ata që nuk kanë kursyer asnjë përpjekje për t’i mbrojtur libanezët, dhe jo për ata që bashkuan forcat me grupet terroriste dhe takfiristë në komplotet dhe konspiracionet kundër Libanit.

Advertisements