Breaking News

Ambasadori i Zvicrës në Teheran thekson zgjerimin e bashkëpunimit bilateral

Ambasadori i Zvicrës në Teheran ka thënë se vendi i tij synon zgjerimin e bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik me Iranin.

Markus Leitner në kuadër të vizitës së Mauro Dell’Ambrogio zv/ministër i arsimit dhe shkencave të Zvirës, në Teheran, ka thënë: Irani ka kapacitete të shumta në shkencë dhe teknologji dhe për këtë bashkëpunimi dypalësh është një akord fitues për të dyja palët. Ambasadori zviceran ka thënë se bashkëpunimi bilateral mes Iranit dhe Zvicrës deri tani ka qenë në fushën e ndërtimit dhe inxhinierisë mirëpo pas vizitës së ardhshme së delegacionit zviceran në Teheran, do të krijohen kushtet për bashkëpunim në fushën e mjekësisë. Irani dhe Zvicra në mars të vitit 2016 kanë caktuar një plan të përbashkët për bashkëpunime dypalëshe, rajonale dhe multilaterale në fusha të tilla si politikë, ekonomi, transport, bujqësi, turizëm, ambient dhe në të drejtat e njeriut.

Advertisements