Breaking News

Bashkimi Evropian: Izraeli të mos përdorë municion luftarakë kundër palestinezëve

Bashkimi Evropian ditën e hënë ka kërkuar nga regjimi sionist që të mos përdorë plumba dhe municion luftarak kundër palestinezëve.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se zëdhënësja e Komisionit Evropian ka thënë se Bashkimi Evropian po vëzhgon nga afër zhvillimet përkatëse me protestat në Rripin e Gazës të cilat tani kanë hyrë në javën e pestë të tyre. Maya Kaosyanchich ka shpreh keqardhje për vrasjen e disa palestinezëve në Rripin e Gazës nga forcat ushtarake izraelite dhe ka kërkuar nga Izraeli që të mos qëllojë qytetarët civilë, sidomos fëmijët. Rripi i Gazës në javët e fundit është përfshirë nga protestat e gjera të palestinezëve në kuadër të protestës “E drejta e kthimit”.

Advertisements