Breaking News

Ftohen marrëdhëniet Putin-Vuçiq?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është ftuar në inaugurimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, më 7 maj në Moskë.

Të paktën kështu shkruan gazeta kroate Jutarnji Vijesti. Kjo po cilësohet si kartoni i parë i verdhë i Moskës ndaj Beogradit. Pasi nuk është ftuar në Rusi, Vuçiq do ta vizitojë Ankaranë ku do të takohet me Erdoganin. “Kjo është një surprizë e vogël pasi është injoruar Vuçiqi. Mediat serbe spekulojnë se ky veprim erdhi pasi rusët po shqetësohen nga ‘raportet e mira’ të Vuçiqit me Merkelin të cilët u takuan dy herë për pak kohë”, shkruan gazeta e Zagrebit. Gjithashtu ka spekulime se në inaugurim është ftuar kryetari i Republikës Srpska në Bosnje, Milorad Dodik.

Advertisements