Breaking News

Trump: Marrëveshja bërthamore, marrëveshja më e keqe/ pas tre muajsh transferohet ambasada amerikane në Kods

Presidenti amerikan Donald Trump në një takim me simpatizantët e tij në Miçigan ka thënë: marrëveshja bërthamore është marrëveshja më e keqe.

Edhe më herët presidenti amerikan ka deklaruar se është kundër marrëveshjes bërthamore, me pretekstin se marrëveshja bërthamore plotëson interesat e Iranit dhe për këtë ai ka kërkuar ndryshime në marrëveshjen bërthamore që ajo të jetë në interes të Iranit. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka kërkuar anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Përveç kësaj presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se pas tre muajsh ambasada amerikane nga Tel Avivi do të transferohet për në Kods. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. AP i OKB me 128 vota pro kundrejt 9 votave kundër dhe 35 votave abstenim ka kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist.

Advertisements