Breaking News

Tensione mes Vuçiç dhe Thaçit në Shkup

Në Samtin “Bërdo-Brione” në Shkup, ku po mbahet takimi i gjashtë presidentëve nuk është që ka shkuar si duhet, të paktën sipas mediave serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duket se ka pasur një përplase verbale me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Siç u raportuar nga mediat, përplasjet mes Vuçiç dhe Thaçit kanë qenë në lidhje me marrëveshjet e arritur në Bruksel, ku sipas tij, Kosova nuk ka bërë asgjë për t’i konkretizuar ato. Vuçiç ka pasur kritika ndaj Thaçit lidhur me mos krijimin e Asociacionit si dhe për arrestimin e Marko Gjuriçit muaj më parë, shkruan portali serb, “Alo”./TCH

Advertisements