Breaking News

Perëndimi, Irani apo arabët, cilët përbëjnë rrezikun e vërtetë për Lindjen e Mesme?

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se faqja informative “Tiscali News” ka botuar një analizë me titull “Pse Amerika dhe i gjithë perëndimi kanë frikë kaq të madhe nga Irani?” në të cilën shkruhet: “Amerika dhe aleatet e saj arabë dhe perëndimorë po bëjnë përpjekje që ta prezantojnë Iranin si mbështetës i terrorizmit. Mirëpo realiteti është ky që Amerika, Izraeli dhe Arabia Saudite nuk janë të gatshëm të pranojnë Iranin si një vend të pavarur dhe sovran.

Iranianët kanë aftësitë e duhura për ta mbrojtur pavarësinë e një vendi 2500 vjet të vjetër. Ndikimi historik i Iranit është shumë i gjerë dhe nga zemra e Lindjes së Mesme arrin deri në Azinë Qendrore. Iranianët nuk janë vetëm një shtet, por janë një kulturë. Për këtë arsye perëndimi dhe aleatet e tij dëshirojnë ta bëjnë këtë vend të varur dhe ndjekës së politikës së tyre. Irani është një vend i pavarur i cili nuk dorëzohet kurrë urdhrave të perëndimit dhe për këtë arsye perëndimi dhe aleatet e tij kanë frikë nga Irani dhe dëshirojnë ta nënshtrojnë këtë vend”.

Autori i këtij shkrimi duke shtruar këtë pyetje se a është me të vërtetë Irani armik i perëndimit?, shton: “Ne jemi të sigurt se qëllimi i Amerikës dhe i aleatëve të saj rajonal do të thotë Izraelit dhe Arabisë Saudite në luftërat e Lindjes së Mesme, është Irani. Trump dhe Macron gjithashtu dëshirojnë të mos lejojnë shtrirjen e ndikimit të Iranit në Siris, Liban dhe Jemen. Kjo është saktësisht ajo çfarë kërkojnë sionistët e Izraelit dhe vehabistët e Arabisë Saudite”.

Autori në vazhdim vë në dukje luftën imponuese tetë vjeçare Irak-Iran dhe shkruan: “Më 22 shtator të vitit 1980, një vit pas fitores së Revolucionit në Iran i cili rezultoi me rrëzimin e mbretit, Sadam Husejni sulmoi ushtarakisht Iranin. Në Atë kohë të gjithë mendonin se Irani është dobësuar pa “ombrellën” mbështetjen amerikane dhe shumë lehtë mund të rrëzohet. Në këtë mënyrë Sadam Husejni u mbështet nga shtetet mbretërore të Gjirit Persik dhe gjatë 8 viteve luftë 50-60 miliardë dollarë kanë ndihmuar Bagdadin për të fituar në luftën gjatë cilës nuk u ndryshua asnjë milimetër e kufijve të botës arabe, Në Atë kohë Bagdadi mbështetje edhe ana e Rusisë dhe e shteteve perëndimore. Franca, Anglia dhe Italia gjithashtu i shitnin armatime Irakut. Mirëpo kjo luftë përfundoi me borxhet e mëdha të Sadam Husejnit ndaj shteteve mbretërore të Gjirit Persik dhe ndaj bankave perëndimore. Kjo situatë u bë shkak që Sadam Husejni në gusht të vitit 1990 të pushtojë Kuvajtin për të kompensuar këto borxhe”.

Autori i kësaj analize në fund vë në dukje se disa veprime të perëndimit janë bërë shkak që të ndihmohet shtrirja e ndikimit të Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe shkruan: “Amerika në vitin 2003 me rrëzimin e regjimit të Sadam Husejnit, Irakun ia “dha dhuratë” Iranit. Gjithashtu lufta zëvendësuese kundër Bashar Asad në Siri filloi me këtë bindje se regjimi i Damaskut do të shkatërrohet brenda disa muajve dhe qëllim kryesor kishte pengimin e shtrirjes së ndikimit të Iranit. Llogaritje gjithashtu shumë të gabuara të cilat pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë u bënë shkak për krijimin e një ndarje në zemër të Lindjes së Mesme. Amerika 10 vite pas pushtimit të Irakut dhe tërheqjes nga ky vend, nuk bëri kurrfarë veprimi për ndaljen e grupit terrorist ISIS i cili në vitin 2014 pushtoi qytetin Mosul të Irakut. Prandaj ishte Garda Revolucionare e Iranit e drejtuar nga gjeneral Kasem Sulejmani që riorganizoi përsëri ushtrinë e çrregulluar dhe të shuar të Irakut”.

Advertisements